Kampioni botëror i peshave të rënda në katër kategori, Anthony Joshua mezi pret që të përballet me Deontay Wilder ose Tyson Fury në vitin 2020.
Joshua është i gatshëm të heq dorë nga njëri prej titujve të tij nëse ndihmon vendosjen e një ‘lufte’ kundër Wilder ose Fury, pasi britaniku rifitoi rripat e tij në WBA, IBF dhe WBO ndaj Andy Ruiz Jr në Arabinë Saudite muajin e kaluar.
Pas fitores ndaj Ruiz Jr, Joshua u bë edhe një herë u bë njeriu më i kërkuar për meç dhe ndarjen e rripave.
Ai ka sfidues të detyrueshëm në IBF dhe WBO, me Kubrat Pulev dhe Oleksandr Usyk respektivisht që janë duke pritur përballjen me Joshuan.
Të dy organet drejtuese kanë urdhëruar anglezin që të luftojë detyrimisht deri në verë, duke kërcënuar se atij do të hiqet rripi i tij nëse ai nuk arrin të përmbushë kërkesën e tyre.
Megjithatë, Joshua me shumë mundësi do të plotësonte kalendarin e tij për vitin 2020, duke vendosur përballjen me njërin nga Wilder ose Fury.
Joshua tani ka treguar një gatishmëri të heq dorë nga rripat e tij për t’i bërë njërën nga këto luftime të mëdha.
“Unë gjithmonë kam thënë që rripat [titujt] nuk më përfaqësojnë. Do të qëndroj si kampion, edhe nëse duhet të heq dorë nga njëri rrip”, ka thënë fillimisht Joshua për Sky Sports.
“Do të më jepte një mundësi të përballesha me një tjetër kampion bote – Unë kam rrahur katër kampionë botëror në rekordin tim të tanishëm”.
“Nëse heq dorë nga njëri rrip, kjo krijon më shumë histori dhe argëtim. Nëse më duhet, do ta heq – por do ta marr përsëri”, përfundoi anglezi.
Wilder dhe Fury përballen me njëri-tjetrin më 22 shkurt në Las Vegas për rripin e WBC pas barazimit të tyre të diskutueshëm dhjetorin e kaluar. /Telegrafi/