Telegrafi

Jorginho: Do të na mungojë Rudiger

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Është raportuar se Antonio Rudiger do të largohet nga Chelsea si lojtar i lirë në fund të sezonit, ndërsa Real Madridi është destinacioni potencial.

Qendërmbrojtësi nuk do ta vazhdojë kontratën me Blutë, ndërsa në garë për shërbimet e tij janë edhe Manchester Unitedi dhe Barcelona.

Megjithatë, duket se Los Blancos kanë arritur marrëveshje për kushtet personale të lojtarit, i cili do ta nënshkruajë kontratën pas hapjes së afatit kalimtar veror.

Në ndërkohë, bashkëlojtari i tij, Jorginho, ka thënë se do t’i mungojë gjermani, me të cilin janë bërë miq gjatë kohës së përbashkët në Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Dalin detajet e kontratës së Rudigerit te Real Madridi – pasurohet edhe më shumë gjermani

“Ai ka qenë këtu qe një kohë të gjatë, prandaj nëse largohet, do të na mungojë”, ka deklaruar italiani për Sky Sports. /Telegrafi/