Është raportuar se Antonio Rudiger do të largohet nga Chelsea si lojtar i lirë në fund të sezonit, ndërsa Real Madridi është destinacioni potencial.
Qendërmbrojtësi nuk do ta vazhdojë kontratën me Blutë, ndërsa në garë për shërbimet e tij janë edhe Manchester Unitedi dhe Barcelona.
Megjithatë, duket se Los Blancos kanë arritur marrëveshje për kushtet personale të lojtarit, i cili do ta nënshkruajë kontratën pas hapjes së afatit kalimtar veror.
Në ndërkohë, bashkëlojtari i tij, Jorginho, ka thënë se do t’i mungojë gjermani, me të cilin janë bërë miq gjatë kohës së përbashkët në Stamford Bridge.
“Ai ka qenë këtu qe një kohë të gjatë, prandaj nëse largohet, do të na mungojë”, ka deklaruar italiani për Sky Sports. /Telegrafi/