Site icon Telegrafi

Jo vetëm Al-Hilal dhe Barcelona, edhe tre skuadra të tjera duan transferimin e Messit

Lionel Messi e ka zhvilluar ndeshjen e fundit me PSG-në në Parc de Princes ndaj Clermont, ku është përshëndetur nga tifozët parisienë.

Sulmuesi argjentinas është larguar nga kampioni në fuqi i Francës pas dy viteve qëndrim.

Megjithatë e ardhmja e tij mbetet ende në dyshim se ku do të jetë, pasi ofertat nuk mungojnë edhe skuadra arabe Al-Hilal është favoriti kryesor për t’i fituar shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Lionel Messi: Nga një adoleshent që i vinte turp, te "djali i keq"

Përveç klubit arab që i ka ofruar kontratë tre vjeçare me pagë vjetore prej 400 milionë eurove në sezon, edhe Barcelona po synon rikthimin e tij në Camp Nou.

Megjithatë skuadra të tjera janë futur në garë për t’i fituar shërbimet e argjentinasit.

Chelsea dhe Newcastle United janë dy skuadrat angleze që po synojnë transferimin e argjentinasit në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Al Hilal cakton datën e njoftimit të nënshkrimit me Messin, kontrata pritet të jetë marramendëse

Gjithsesi një tjetër klub që mund të quhet favorit për t’i fituar shërbimet e argjentinasit është Inter Miami i David Beckham, me këtë skuadër që besohet se mund t’i ofrojë një tjetër kontratë të majme shtatë herë fituesit të ‘Topit të Artë’.

Messi pritet të vendos javën e ardhshme për skuadrën e tij të re, por duket se nuk do të pranojë transferimin në Angli dhe opsionet më të mundshme për ta vazhduar karrierën ai janë Al-Hilal, Barcelona dhe Inter Miami. /Telegrafi/

Exit mobile version