Telegrafi

Javë vendimtare për të ardhmen e Thuram, top klubet evropiane pas tij

Marcus Thuram ka pasur sezonin më të mirë në karrierë me fanellën e Borussia Moenchegladbach, por ai tani ka mbetur futbollist i lirë.

Sulmuesi francez ka përfunduar kontratën me klubin gjerman dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Por Sky Sport ka raportuar se e ardhmja e francezit pritet të vendoset brenda javës së ardhshme, pasi agjentët e tij kanë pasur biseda me shumë klube.

Lexo po ashtu Lista me 10 yjet që janë pa kontrata pas 30 qershorit

25-vjeçari ka pasur një vit fantastik në në 32 ndeshje zyrtare ka realizuar 16 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

PSG, Inter, Roma, Juventus, RB Leipzig, Bayern Munich, Barcelona, Atletico Madrid, Newcastle United dhe Manchester United janë skaudrat që kanë pasur kontakte direkte me agjentët e futbollistit.

Francezi ka një pagë vjetore prej 1,7 milionë eurove në sezon, por kërkesat e tij janë që të fitoj në klubin e ri mbi katër milionë euro.

Lexo po ashtu Lilian Thuram, baba krenar – ai filmoi dy djemtë e tij duke u nisur në grumbullim me Francën

Gara për t’i fituar shërbimet e tij është jashtëzakonisht e fortë, pasi thuajse secila skuadër është gati t’ia plotësojë kërkesat e tij.

Gjithsesi Thuram këtë javë do të zyrtarizohet te klubi i tij i ri, para ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024 me Francën. /Telegrafi/