Marcus Thuram ka pasur sezonin më të mirë në karrierë me fanellën e Borussia Moenchegladbach, por ai tani ka mbetur futbollist i lirë.
Sulmuesi francez ka përfunduar kontratën me klubin gjerman dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Por Sky Sport ka raportuar se e ardhmja e francezit pritet të vendoset brenda javës së ardhshme, pasi agjentët e tij kanë pasur biseda me shumë klube.
25-vjeçari ka pasur një vit fantastik në në 32 ndeshje zyrtare ka realizuar 16 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.
PSG, Inter, Roma, Juventus, RB Leipzig, Bayern Munich, Barcelona, Atletico Madrid, Newcastle United dhe Manchester United janë skaudrat që kanë pasur kontakte direkte me agjentët e futbollistit.
Francezi ka një pagë vjetore prej 1,7 milionë eurove në sezon, por kërkesat e tij janë që të fitoj në klubin e ri mbi katër milionë euro.
Gara për t’i fituar shërbimet e tij është jashtëzakonisht e fortë, pasi thuajse secila skuadër është gati t’ia plotësojë kërkesat e tij.
Gjithsesi Thuram këtë javë do të zyrtarizohet te klubi i tij i ri, para ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024 me Francën. /Telegrafi/