Afati kalimtar dimëror mund të jetë një dritë në tunel për disa portierë që kërkojnë më shumë minuta, por edhe klube të mëdha.
Iker Casillas është një nga portierët që mund të largohet nga Porto, pasi ai po nuk po preferohet për portë. Jose Sa është ai që e ka zërë vendin e tij.
Portieri mund të bëjë një ndryshim me klube si Newcastle United, por edhe nga kampionati amerikan MLS.
Në garë për të është futur edhe Deportivo La Coruna.
Në anën tjetër edhe mbretërit janë në kërkim të një portieri pasi Kiko Casilla, që është si zgjedhja e dytë nuk po bind. Kepa Arrizabalaga i Athletic Bilbaos po shihet si zëvendësim ideal.
Ai ka një klauzolë prej 25 milionë eurove dhe mund të paguhet nga Real Madridi.
Në Itali, tema më e përfolur mbetet Gianluigi Donnarumma, i cili po ka probleme me tifozët e Milan.
Mino Raiola flitet se është duke tentuar ta shkëpus nga klubi, me Paris Saint-Germain dhe Juventusin që vazhdojnë të mbesin më të interesuarat.
Po ashtu edhe Real Madridi ka qenë i lidhur me Donnarumman.
I fundit, por jo nga rëndësia është Thibaut Courtois, i cili e ka për opsion edhe largimin nga Chelsea, për tu rikthyer në Spanjë.
Ish-portieri i Atetico Madridit, ka edhe 18 muaj kontratë, ndërsa mbretërit janë shumë të interesuar për të. /Telegrafi/