Kryetari i SHBA-ve Barack Obama është politikani më i paguar në botë me rrogë vjetore prej 400000 $, që do të thotë se rroga mujore e tij është 33500 $, ndërkaq ka të drejtë harxhimesh, pa taksa, deri 50000 $ në vjet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pas Obamës radhitet ish-kryeministri kanadez Stephen Harper, i cili ka një rrogë vjetore prej 260000 $, i ndjekur nga kancelarja gjermane Angela Merkel, me rrogë prej 234000 $ në vit, pra merr më shumë rrogë nga kolegët e saj evropianë. Ndër politikanët me rroga të larta gjashtëshifrore janë edhe kryetari i Afrikës së Jugut, Joseph Zuma, pastaj David Cameroon i Britanisë së madhe, François Hollande, Vladimir Putin, etj.
Ndërkaq, në Maqedoni rroga e kryetarit Gjorge Ivanov është pak mbi 1400 euro në muaj. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kishte një rrogë pak më të ulët se 1000 euro, ndërkaq të ardhura më të larta ka kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski./Telegrafi/