Telegrafi

Ish-agjenti Ribeiro: Neymar u kërkua nga Chelsea, Bayerni, Juventusi dhe Real Madridi

Ish-agjenti i yllit të Paris Saint-Germain, Neymar, Wagner Ribeiro ka zbuluar se ai mund të ishte bashkuar me Chelseab dhjetë vjet më parë.

Ribeiro mbetet pranë kampit të kapitenit të Brazilit, megjithëse ishte agjenti kryesor i lojtarit kur ai akoma luante për Santosin.

“Kam marrë një propozim zyrtar nga Chelsea kur isha në New York, ditën kur Neymar bëri debutimin e tij për ekipin brazilian në 2010”, ka thënë fillimisht Riberito për Canal do Nicola.

Lexo po ashtu Agjenti i njohur zbulon çmimin e ulur të Neymarit

“Ata bënë një propozim, ne dëgjuam, por nuk vendosëm asgjë. Ne e quam propozimin te Neymari dhe babai i tij”.

“Pastaj erdhën propozime nga Bayern Munich, nga Juventus. Unë shkova në Madrid disa herë, sepse Florentino Perez kishte ëndërr të nënshkruaj me Neymarin”.

Lexo po ashtu "Perez ëndërron që të transferojë Neymarin në Bernabeu",  kështu thotë ish-agjenti Riberio

“Vitin e kaluar isha me të, në maj, dhe prapë më tha se ai e ka këtë ëndërr të transferojë Neymarin”, përfundoi agjenti i njohur.

Ndryshe, Neymar përfundimisht do të shitej nga Santos te Barcelona, ndërsa është në sezonin e tij të tretë te PSG. /Telegrafi/