Ish-agjenti i yllit të Paris Saint-Germain, Neymar, Wagner Ribeiro ka zbuluar se ai mund të ishte bashkuar me Chelseab dhjetë vjet më parë.
Ribeiro mbetet pranë kampit të kapitenit të Brazilit, megjithëse ishte agjenti kryesor i lojtarit kur ai akoma luante për Santosin.
“Kam marrë një propozim zyrtar nga Chelsea kur isha në New York, ditën kur Neymar bëri debutimin e tij për ekipin brazilian në 2010”, ka thënë fillimisht Riberito për Canal do Nicola.
“Ata bënë një propozim, ne dëgjuam, por nuk vendosëm asgjë. Ne e quam propozimin te Neymari dhe babai i tij”.
“Pastaj erdhën propozime nga Bayern Munich, nga Juventus. Unë shkova në Madrid disa herë, sepse Florentino Perez kishte ëndërr të nënshkruaj me Neymarin”.
“Vitin e kaluar isha me të, në maj, dhe prapë më tha se ai e ka këtë ëndërr të transferojë Neymarin”, përfundoi agjenti i njohur.
Ndryshe, Neymar përfundimisht do të shitej nga Santos te Barcelona, ndërsa është në sezonin e tij të tretë te PSG. /Telegrafi/