Telegrafi

Interi me ofertë interesante në drejtim të Cagliarit, i ofron pesë futbollistë për Barellan

Nicolo Barella (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Nicolo Barella është njëri nga mesfushorët më të kërkuar në Serie A.

Mesfushori i talentuar i Cagliarit është objektiv i skuadrave të mëdha si Roma, Juventus, Arsenal, Napoli, Milan e Inter.

Por duket se Interi është më afër për të nënshkruar me lojtarin dhe ka parakaluar skuadrat tjera.

Mediat italiane kanë raportuar se Neroazzurët i kanë ofruar Cagliarit plot pesë futbollistë në këmbim të Barellas.

Nicolo Barella. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Sulmuesi brazilian Eder që ishte i huazuar tek Jiangsu Suning, braziliani tjetër Dalbert, mbrojtësi anësorë Federico Di Marco si dhe dy të rinjtë Alessandro Bastoni dhe Lorenzo Gavioli i janë ofruar Cagliarit për mesfushorin e Kombëtares së Italisë.

Klubi nga Sardegna ende nuk ka dalë me një përgjigje nëse do ta pranojë ofertën e Interit apo jo.

Por gjithnjë sipas medieve italiane, Cagliari është më shumë e interesuar të fitojë para kesh prej 50 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre. /Telegrafi/