Milan Skriniar mund të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar veror.
Qendërnbrojtësi sllovak ka shkëlqyer në vitet e fundit duke u bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane.
Mediat italiane kanë raportuar se Interi është në vështirësi për ta mbajtur në skuadër yllin e mbrojtjes.
Kjo për fakt se skuadrat më të mëdha evropiane si Barcelona, Real Madrid, Manchester United, Chelsea, Manchester City dhe Bayern Munich duan transferimin e tij.
Megjithatë skuadra favorite mbetet Real Madrid, me trajnerin Zinedine Zidane që e vlerëson jashtëzakonisht shumë sllovakun.
Interi nuk e mendon largimin e tij, por nëse vet Skriniar kërkon një gjë të tillë, atëherë Neroazzurët do të kërkojnë të fitojnë mbi 80 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/