Interi thuhet se ka refuzuar të shesë gjashtë lojtarë, duke refuzuar oferta nga klube të mëdha si Barcelona, Tottenham Hotspur dhe Manchester City.
Pronarët e klubit italian, Suning Group po kërkojnë partnerë të rinj për të mbështetur financiarisht Interin.
Familja Zhang mund të vendosë të shesë një shumicë ose një pakicë të aksioneve dhe një ofertë prej 250 milionë eurosh nga kompania Fortress është propozimi i fundit që ata po shqyrtojnë.
Kjo do t’i lejojë ata të mbajnë shumicën e aksioneve në klub, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje.
Sipas gazetës Tuttosport, disa klube të mëdha në Evropë po përpiqen të tundojnë Interin me oferta të mëdha parash për yjet e tyre.
Sidoqoftë, drejtuesit e liderëve të Series A janë të vendosur të mbajnë lojtarët e tyre më të mirë, pavarësisht nga kriza ekonomike.
Gazeta me bazë në Torino raporton se Interi refuzoi ofertat e Barcelonës për Lautaro Martinez, Nicolo Barella dhe Romelu Lukaku.
Mesfushori italian gjithashtu kishte tërhequr interes nga Bayern Munich, Atletico Madrid dhe Tottenham, me Spurs të cilët ishin përpjekur të nënshkruanin edhe Milan Skriniar.
Marcelo Brozovic mori një ofertë nga PSG ndërsa Manchester City u përpoq të nënshkruante Alessandro Bastoni, por Inter refuzoi propozimin dhe shpejt zgjati kontratën e mbrojtësit. /Telegrafi/