Site icon Telegrafi

Interi dhe Milani i bashkohet garës për sulmuesin Darwin Nunez

Benfica ka vendosur një çmim prej 60 milionë euro për sulmuesin ‘vrasës’, Darwin Nunez, dhe klube si Interi dhe Milani i janë bashkuar garës me Tottenham Hotspur, Arsenal dhe West Ham United për transferimin e tij.

22-vjeçari uruguaian ka shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar 26 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat për Benficën.

Ai u nënshkrua nga Almeria për 24 milionë euro në verën e vitit 2020 dhe ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë euro në kontratën e tij.

Megjithatë, gazeta portugeze A Bola raporton se Benfica është e gatshme të shesë për një çmim prej 60 milionë euro dhe kjo ka bërë që shumë klube ta duan.

Ndër klubet që potencialisht mund të blejnë Darwin Nunez këtë verë, A Bola rendit gjithashtu dy klubet e mëdha të Serie A, Interin dhe Milanin.

Lexo po ashtu Dy formacionet se si mund të rreshtohet Arsenali me tri transferime të reja

Kuqezinjtë do të duhet të rrisin buxhetin e tyre të transferimeve në mënyrë të konsiderueshme për ta marrë atë, ndërsa Nerazzurrët mund ta shohin atë si një trashëgimtar të mundshëm të Lautaro Martinez.

Liga Premier është një opsion më i mundshëm, me Arsenalin, West Hamin dhe Tottenhamin e Antonio Contes që të gjithë ndjekin përparimin e tij. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version