Site icon Telegrafi

Interi dhe Juventusi monitorojnë mesfushorin Conor Gallagher

Mesfushori i Chelseat, Conor Gallagher është duke tërhequr interesim nga Juventusi dhe Interi pas një sezoni të shkëlqyer në huazim te Crystal Palace.

Gallagher, i cili ka kontratë me Stamford Bridge deri në vitin 2025, do të kthehet në Stamford Bridge gjatë verës.

Edhe pse pasiguria rreth klubit pas sanksioneve të fundit mund ta bëjë atë të largohet, Gallagher nuk e ka problem.

Mesfushori i talentuar anglez ka shumë klube të interesuara për të në Ligën Premier, por edhe nga kampionatet tjera si Serie A.

Paraqitjet e Gallagher për Crystal Palace kanë qenë të një standardi shumë të lartë pasi ka shënuar tetë gola në 25 ndeshje në Ligën Premier.

Sipas mediumit The Sun, Interi dhe Juventusi kanë dërguar skautët për të parë Gallagher të shkëlqejë për Palace kundër Manchester Cityt javën e kaluar.

Vlera e lojtarit në faqen e specilizuar Transfermarkt vlerësohet të jetë 22 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version