Interi thuhet se do t’i duhet edhe një herë të shesë disa nga yjet e tyre gjatë verës pasi rriti faturën e pagave me zgjatjen e kontratave të disa prej lojtarëve kryesorë.
Nerazzurrët konfirmuan zgjatjen e Marcelo Brozovic dje (e mërkurë), me kroatin që pothuajse ka dyfishuar pagën e tij, duke shkuar nga 3.5 milionë euro në 6.5 milionë euro në sezon.
Si Nicolo Barella ashtu edhe Lautaro Martinez do të marrin paga të ngjashme pasi kanë vendosur në letër marrëveshjet e reja me klubin gjatë muajve të fundit.
Federico Dimarco dhe Alessandro Bastoni së fundmi kanë vazhduar të ardhmen e tyre në klub, edhe pse paga e tyre nuk është aq e lartë sa ajo e treshes së yjeve të përmendur më lart.
Inter njoftoi një humbje prej 245.6 milionë euro për sezonin 2020/2021, më e larta në historinë e futbollit italian.
#Inter, con i rinnovi dei big il monte ingaggi sale di 40 milioni: a giugno #Marotta deve vendere https://t.co/zehEIoo8Lt pic.twitter.com/JsxjF9xyPm
— calciomercato.com (@cmdotcom) March 24, 2022
Sipas Calciomercato.com, kontratat e reja të Bastonit, Barellas, Lautaros dhe Brozovic kapin 40 për qind të pagave të Nerazzurrëve, kështu që ata do të duhet të shesin të paktën një nga yjet e tyre gjatë verës.
Kampionët e Serie A shitën Achraf Hakimi për të balancuar librat në vitin 2021, ndërsa Romelu Lukaku kërkoi të kthehej te Chelsea.
Emri tjetër i madh që do të largohet nga San Siro mund të jetë Stefan de Vrij, duke qenë se kontrata e tij skadon në vitin 2023. Interi duket se nuk dëshiron t’i ofrojë atij një zgjatje të kontratës, pasi synon ta blindojë sllovakun Milan Skriniar.
Alexis Sanchez, Matias Vecino dhe Arturo Vidal gjithashtu ka të ngjarë të largohen nga klubi në fund të sezonit. Kontrata e Vecinos skadon në verë, ndërsa Interi ka një opsion që t’i përfundojë kontratat e Sanchez dhe Vidal në qershor. /Telegrafi/