Kylian Mbappe është lojtari më i vlefshëm në Evropë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Neymar ka rënë shumë në vlerë.
Sipas instituti të statistikave CIES Observatory, ka zgjedhur francezin 20 vjeçar, që sipas tyre aktualisht ka vlerë 252 milionë euro në tregun e transferimit, që janë 32 milionë euro më shumë se vlen Mohamed Salah që është i dyti.
I treti është Raheem Sterling që është i fundit që vlen mbi 200 milionë euro.
Lionel Messin zë vendin e katërt me 167 milionë euro dhe Jadon Sancho të pestin me 159 milionë euro.
Mosha padyshim luan rol të madh ku Mbappe fal kësaj është në krye të renditjes përpara Lionel Messit.
Klubet e Ligës Premier duhet të jenë shumë të lumtura, pasi 10 nga 20 lojtarë luajnë në këtë kampionat.
Neymar dhe Cristiano Ronaldo, kanë rënë nga top 10.
Trent i Liverpoolit, Alexander Arnold, është mbrojtësi më i vlefshëm në botë, para shokut të skuadrës Virgil van Dijk që është i dyti në listë, por e mban vendin e 22-të. /Telegrafi/