Mauro Icardi është gjithnjë e më larg skuadrës së tij Inter.
Sulmuesi i talentuar argjentinas nuk po gjen qetësi tek Interi dhe bashkëshortja e tij Wanda Nara ka paralajmëruar largimin e tij.
E në skenë për t’i siguruar shërbimet e tij është shfaqur edhe skuadra angleze Arsenal.
‘Topçinjtë’, janë në kërkim të një sulmuesi qendror dhe e shohin Icardin si zgjidhje të problemeve në fazën ofensive.
Por për të arritur deri tek 23-vjeçari, Arsenal duhet ta mposhtë konkurrencën e skuadrave tjera të interesuara për të.
Roma dhe Juventus e kërkojnë atë në Itali, ndërsa argjentinasi ka oferta tjera të rëndësishme si nga Chelsea e Tottenham në Angli.
Inter e sheh si pjesë të rëndësishme kapitenin e saj, mirëpo një ofertë prej 40 milionë euro mund t’ia ndërrojë mendjen zi kaltërve. /Telegrafi/