Telegrafi

Hidhet shorti për 1/8-tën në Coppa Italia, klubet e mëdha mësojnë kundërshtarët

Është hedhur shorti për fazën e 16-të apo e njohur ndryshe se 1/8-ta e Coppa Italia, ku nuk mungojnë përballjet interesante.

Fati i shortit të hedhur sot (e premte) në selinë e Lega Serie A ka dashur që Juventusi të përballet me Genoan në Torino dhe Fiorentina të presë Interin në Artemio Franchi.

Fituesi aktual i Kupës, Napoli do të ndeshet si vendas ndaj Empolit, ndërsa Lazio do të pres Parman dhe Milani do të jetë nikoqir i Torinos.

Atalanta do të luajë me Cagliarin, ndërsa Roma e pret Genoan në Olimpico.

SPAL është e vetmja skuadër tjetër nga Serie B që është ende në garë dhe do të luajë me Sassuolon në raundin tjetër.

Oraret nuk janë caktuar, por ndeshjet do të luhen në 13 dhe 20 janar.

Raundi i 1/8-tës në Coppa Italia

Napoli-Empoli

Sassuolo-SPAL

Atalanta-Cagliari

Fiorentina-Inter

Lazio-Parma

Milan-Torino

Juventus-Genoa

Roma-Spezia

/Telegrafi/