Arbër Zeneli është njëri nga futbollistët më të mirë në kampionatin holandez.
Sulmuesi i talentuar nga Kosova, po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar 10 asistime.
23-vjeçari ëhtë futur në vitin e tij të fundit të kontratës me klubin holandez Heerenveen dhe ofertat për të nuk po mungojnë.
Zeneli nuk ka pranuar ende rinovimin me klubin holandez kontrata e së cilit skadon në janarin e vitit 2020.
Heerenveen është gati ta lë të lirë të largohet Zeneli pasi dëshirojnë të fitojnë sa më shumë nga shitja e tij.
Skuadra holandeze i ka caktuar çmimin e largimit prej tre milionë eurove sulmuesit anësorë.
Për Zenelin interesim kanë shfaqur dy skuadrat e mëdha turke, Galatasaray dhe Fenerbahce.
Ndërkohë në Angli është Crystal Palace që ka treguar interesim për lojtarin ndërsa në Itali, Fiorentina.
Krejt në fund në garë për reprezentuesin e Kosovës është futur edhe skuadra franceze Strasbourg.
Kujtojmë që Zeneli iu bashkua Heerenveenit në vitin 2016 nga skuadra suedeze Elfsborg. /Telegrafi/