Manchester City pritet ta finalizojë transferimin e Ilkay Gundogan, i cili nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Etihad Stadium.
Barcelona, Juventusi, Arsenali dhe Liverpooli i kanë kërkuar shërbimet e 25-vjeçarit, por ai ka vendosur që të luajë nën urdhrat e Pep Guardiolas.
Sipas njoftimeve, klubi anglez do t’i paguajë Borussia Dortmundit 23 milionë funte (29 milionë euro) për të ndodhur transferimi.
Ndërkohë, mesfushori është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare dhe porsa të hapet afati kalimtar veror do të ndodhë formalizimi i marrëveshjes.
Katoi ditë, agjenti i tij ka biseduar me drejtorin sportiv të Cityt, Txiki Begiristain, për t’i sqaruar detajet e transferimit. /Telegrafi/