Site icon Telegrafi

Guardiola jep të dhëna për situatën e Zinchenkos pas skenave emocionuese gjatë fundjavës

(Foto: Screenshot/Twitter)

Pep Guardiola ka konfirmuar se Oleksandr Zinchenko do të luajë të martën mbrëma në ndeshjen e Kupës FA kundër Peterborough.

Kapiteni i Ukrainës pati një pritje të ngrohtë nga të dy grupet e tifozëve në ndeshjen e fundjavës ndërmjet Evertonit dhe Manchester City në Goodison Park.

25-vjeçari ishte në lot para fillimit të ndeshjes, ndërsa qëndroi në bankën rezervë dhe nuk u aktivizua nga trajneri në fitoren 1-0, edhe pse spanjolli kishte thënë se futbollisti ishte stërvitur në mënyrë brilante.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e pestë deri në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë

Tash, Guardiola beson se do të jetë gjë e mirë që mesfushori t’i largojë paksa nga mendja ngjarjet dëshpëruese në atdheun e tij duke u angazhuar në lojë.

“Po, do të luajë – ai është absolutisht mirë”, ka thënë trajneri kur është pyetur se a do të luajë Zinchenko në ndeshjen e raundit të pestë të FA Cup.

Lexo po ashtu Përqafimi emocionues mes dy futbollistëve ukrainas dhe lotët e Zinchenkos para ndeshjes së Man Cityt ndaj Evertonit

“Do të jetë mirë për të që të tregojë pse ndodhet këtu dhe një futbollist i mrekullueshëm si ai duhet të luajë futboll”, ka shtuar Guardiola. /Telegrafi/

Exit mobile version