Barcelona njoftoi se Lionel Messi do të largohet nga klubi si një lojtar i lirë.
Normalisht menjëherë u përfol për klubet e ardhshme kur mund të luajë gjashtë herë fituesi i Topit të Artë. Dhe normalisht dy më seriozet janë Manchester City dhe PSG.
“Kemi shpenzuar në Jack Grealish, është ai që do të bartë numrin 10 pasi ne besojmë tek ai… dhe menduam se Leo do të qëndronte. Tani Messi nuk është në planet tona”, ka thënë Pep Guardiola, trajneri i klubit anglez.
Në anën tjetër trajneri i klubit francez ka lënë të hapur mundësinë e kalimit të argjentinasit në Paris.
I pyetur “Nënshkrimi me Lionel Messin do të thoshte se Kylian Mbappe do të largohet? Jo”, ka thënë Mauricio Pochettino.
Pasi jemi në prag të fillimit të sezoneve në top pesë ligat evropiane, me shumë mundësi e ardhmja e Messit do të definohet shumë shpejt. /Telegrafi/