Antonie Griezmann ka shpëtuar lehtë pas një ndërhyrje të rëndë të Jorginhos, e cila për pak sa nuk e lëndoi sulmuesin francez.
Chelsea në një miqësore të luksit ka shënuar fitoren kundër Barcelonës me rezultat 2-1 në kuadër të Rakuten Cup.
Në një ndeshje ku rezultati ishte në plan të dytë, londinezët arritën të korrin fitore në saje të zgjuarsisë para portës së blaugranave.
Antoine Griezmann's debut ends in defeat.
Frank Lampard's Chelsea beat Barcelona 2-1 in Japan. pic.twitter.com/L7Grp3fY3y
— Football on TNT Sports (@footballontnt) July 23, 2019
Në minutën e 17-të takimit, të gjithë blaugranave iu është ndalur fryma për një moment pasi u mendua se kanë humbur shërbimet e sapotransferuarit Antonie Griezmann.
Sulmuesi francez me rastin e pranimit të topit pësoi një përplasje të ashpër me Jorginhon, ku e la të shtrirë për disa minuta futbollistin që kampionit spanjoll i kushtoi 120 milionë euro.
Raportet e para të mediave spanjolle thonë se futbollisti ka ndier dhimbje pas takimit, por që nuk ka vend për shqetësim.
Ndryshe, Chelsea miqësoren e radhës e zhvillon të dielën me Reading gjersa Barcelona do të takohet të shtunën me klubin e Vissel Kobes. /Telegrafi/
https://twitter.com/spotekx/status/1153619344905125888