Telegrafi

Golden State dhe Curry thyejnë rekorde (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në NBA.

Golden State Warriors nuk po ndalet së thyeri rekorde në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Warriors pas fitores së mbrëmshme kundër Orlando Magic me rezultat 119:113, kanë arritur shifrat prej 44 fitore rresht në shtëpi, duke lënë pas rekordin e vitit të 1995-1996 të arritur nga Michael Jordan me Chicago Bulls.

Por, edhe Stephen Curry ka arritur një rekord në ndeshjen kundër Orlandon. Curry u bë lojtari i parë në histori të NBA-së, i cili ka shënuar 300 tre pikë brenda një sezoni, transmeton Telegrafi.

Përveç Curryt, i cili arriti ‘double-double’ me 41 pikë dhe 13 kërcime, ndërsa u ndihmua prej Klay Thompsonit, i cili shtoi 27 pikë dhe 6 kërcime.

Në anën tjetër, Aaron Gordon, Evan Fournier dhe Brandon Jennings kanë shënuar secili nga 20 pikë.

Pas kësaj fitore, Golden State ka 56 fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa Orlando 27 fitore dhe 35 humbje.

Rezultatet:
Charlotte – Minnesota 108:103
Cleveland – Memphis 103:106
Indiana – San Antonio 99:91
Chicago – Milwaukee 100:90
New Orleans – Sacramento Kings 115:112
Dallas – LA Clippers 90:109
Golden State – Orlando 119:113. /Telegrafi/