Ylli i Fiorentinës, Federico Chiesa thuhet se ka futur në luftë katër klube të mëdha evropiane, si Juventusi, Interi, Manchester Unitedi dhe Chelsea.
Sulmuesi i gjithanshëm 22-vjeçar është nën kontratë me klubin Viola deri në qershor të vitit 2022, por shumë presin që ai të largohet këtë verë.
Sipas gazetës italiane Corriere Fiorentino, gara është në mes të katër klubeve të mëdha, dy prej tyre në Itali dhe dy në Angli.
Opsionet e Serie A janë Interi dhe Juventusi, të cilët mbeten favoritët për të marrë Chiesan për të përforcuar opsionet e tyre sulmuese.
Sa i përket kandidatëve nga Liga Premier, ekipet si Arsenali dhe Tottenham Hotspur kanë rënë nga gara, duke lënë vetëm Unitedin dhe Chelsean.
Fiorentina thuhet se është e etur për të marrë një marrëveshje vetëm me para në vend se të përfshijnë lojtarë në këmbim, gjë që do t’i vinte skuadrat angleze në një avantazh.
Presidenti Rocco Commisso gjithashtu do të preferonte të mos forconte rivalët e tyre në Serie A, veçanërisht Juventusin, me të cilët nuk kanë raporte të mira.
Deri më tani këtë sezon, Chiesa ka kontribuar me shtatë gola dhe pesë asistime në 26 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ai tashmë ka 17 paraqitje me kombëtaren e Italisë. /Telegrafi/