Legjendat e Liverpoolit fituan 4-3 ndaj atyre te Real Madridit në Anfield në një ndeshje bamirëse.
Në këtë takim Steven Gerrard shënoi një gol dhe asistoi dy herë.
Anglezi u zgjodh lojtari i ndeshjes dhe intervistën në fund të takimit e bëri me fanellën e Real Madridit, që paraprakisht e kishte ndërruar me Claren Sedorfin.
Vlen të theksohet se vitin e kaluar Gerrard kishte zbuluar se Real Madridi e kishte kërkuar disa herë, hera e fundit ishte gjatë kohës kur Jose Mourinho e drejtonte klubin spanjoll. /Telegrafi/