Legjenda angleze, Steven Gerrard ka folur për mesfushorët më të mirë në botë për momentin.
Ish-mesfushori i Liverpoolit ka folur në një intervistë me ish-bashkëlojtarin e tij Rio Ferdinand duke treguar emrat e gjashtë mesfushorëve më të mirë në botë për momentin sipas tij.
Megjithatë për shumë nga adhuruesit e futbollit zgjedhjet e Gerrard janë befasuese, pasi ai nuk ka zgjedhur asnjë mesfushor nga La Liga, Serie A apo kampionati francez Ligue 1.
“Duke luajtur tani… Unë e dua Jude Bellingham, e du absolutisht atë. Kevin De Bruyne pa asnjë dyshim është më i miri”, ka thënë Gerrard.
“E dua Mason Mount për atë që ai po bën. Mateo Kovacic gjithashtu futet në këtë listë. Gjithashtu i dua dyshen Fabinho nga Liverpool dhe Rodrin”, ka deklaruar Gerrard.
Gerrard ka lënë jashtë kësaj liste emra si Luka Modric, Toni Kroos, N’Golo Kante, Thiago Alcantara, Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Marco Verratti, Paul Pogba, Bruno Fernandes, Nicolo Barrella, Franc Kessie, Lorenzo Pellegrini, Joshua Kimmich apo Casemiro e Pedri.
Kjo ka bërë që shumë tifozë në Twitter të shkruajnë se nuk i kuptojnë zgjedhjet e Gerrard për top 6 mesfushorët më të mirë në botë.
Gjithashtu legjenda angleze tregoi edhe dy mesfushorët më të vështirë për tu përballur gjatë karrierës së tij.
“Roy Keane dhe Patrick Viera ishin dy kundërshtarët më të vështirë për tu përballur. Gjithashtu do ta shtoja edhe Makelelen”, ka deklaruar Gerrard. /Telegrafi/