Manchester Unitedi është klubi i fundit i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Interit, Nicolo Barella, i cili pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane.
Djajtë e Kuq shpresojnë të shtojnë cilësi në departamentin e mesfushës gjatë verës dhe tashmë kanë etiketuar transferimin e mundshëm.
Duket se 23-vjeçari italian Barella është shënjestra e tyre kryesore për ta transferuar në afatin e ardhshëm kalimtar të verës.
I riu italian kohëve të fundit ka hyrë në ekipin e parë të Antonio Contes, por ka befasuar të gjithë me cilësitë e tij dhe vazhdimësinë e formës.
Sipas mediumit FCInterNews, Arsenali, Liverpooli, Barcelona dhe Atletico Madridi gjithashtu janë duke u interesuar për lojtarin.
Është e paqartë nëse Interi ka ndonjë qëllim për të shitur Barellan, por sipas të gjitha gjasave ata do të vendosin shitjen e tij vetëm në rast të ndonjë oferte të pa-rezistueshme. /Telegrafi/