Telegrafi

Garë e ashpër nga skuadrat e mëdha për të nënshkruar me Donyell Malen

Donyell Malen është njëri nga futbollistët më të mirë në elitën e futbollit holandez Eredivisie.

Sulmuesi i talentuar holandez ka shkëlqyer këtë vit me PSV Eindhoven, duke shënuar e asistuar thuajse në çdo ndeshje.

22-vjeçari është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane falë formës fantastike që ka shfaqur.

Roma, Milan, Borussia Dortmund, Bayern Munich, Arsenal, Liverpool e Tottenham Hotspur janë skuadrat që kanë shprehur interesim për lojtarin.

Falë paraqitjeve fantastike, çmimi i tij është rritur në rreth 40 milionë euro, shumë që PSV e kërkon për ta lënë të lirë.

Malen këtë edicion ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë në 36 paraqitje me gjigantin holandez.

Reprezentuesi i Holandës ka dalë nga akademia e Ajaxit, derisa ishte edhe tek të rinjtë e Arsenalit për dy vite, por u largua pasi nuk u vlerësua nga ‘Topçinjtë’.

Malen duket se do të largohet në verë nga PSV pasi kërkesat për të janë të mëdha dhe lojtari duket i gatshëm për hapin e madh në karrierë. /Telegrafi/