Telegrafi

Fury – Joshua ende mund të ndodhë: Promovuesi Hearn ekspozon kampionin e WBC-së

Eddie Hearn ka këmbëngulur  se meçi mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt mund të ndodhë ende me promovuesit dhe transmetuesit e përfshirë në organizimin e luftës ende duke u përpjekur për të ‘përfunduar marrëveshjen’.

Gypsy King i vuri AJ-t një afat deri në orën 17:00 të së hënës për të nënshkruar kontratën dhe shkoi në llogarinë e tij në mediat sociale pasi kishte kaluar afati për të thënë se lufta e propozuar në dhjetor ishte anuluar.

Sipas Hearn, promovuesit dhe transmetuesit – të cilët po punojnë shumë për të finalizuar luftën e AJ dhe Fury – patën disa telefonata ‘pozitive’ të hënën.

Lexo po ashtu Tyson Fury u tall me të gjithë për duelin me Anthony Joshuan

Hearn vazhdoi të thotë se nuk ka folur për një afat midis dy palëve, pavarësisht se Fury pretendoi se AJ kishte kohë deri në orën 17:00 të së hënës për të nënshkruar kontratën.

Në vend të kësaj, Hearn – i cili është kryetari i Matchroom Sport – ka thënë se ata ‘po lëvizin me ritëm për të provuar dhe përmbyllur marrëveshjen’.

Lexo po ashtu Joshua i kundërpërgjigjet ultimatumit të Furyt

Duke folur për TalkSPORT, Hearn deklaroi: “Ka pasur thirrje të ndryshme pozitive sot midis promovuesve dhe transmetuesve, të cilët të gjithë po punojnë shumë për të finalizuar luftën”.

“Nuk është folur për një afat midis palëve, por ne po ecim me ritëm për të përfunduar marrëveshjen”.

Komentet e Hearn erdhën menjëherë pasi Fury këmbënguli se nuk do të luftonte me rivalin e tij në peshën e rëndë AJ në dhjetor. /Telegrafi/