Nuk e dimë saktësisht se si futbolli do të ndryshojë pas pandemisë se coronavirusit, kur dhe si do të rifillojë, si do të përcaktohet orari i ndeshjeve, ose çfarë do të ndodhë me afatin kalimtar.
Gjithçka është në një trajektore të panjohur, por një gjë është e sigurt se në 15 muajt e ardhshëm – nga tani e deri në verën e vitit 2021 – disa lojtarë do të përfundojnë karrierën e tyre në klubet ku janë aktualisht lojtarët kryesorë.
Disa pasi kontratat e tyre po përfundojnë, disave po i afrohet pensioni, shumë prej tyre do ta lënë fanellën që janë bërë të njohur me të.
Duke filluar nga Barcelona dhe Real Madridi, të dy klubet kanë problem me kontratat e kapitenëve që iu skadojnë në vitin 2021. Është problem që Sergio Ramos dhe Lionel Messi, të vazhdojnë diku tjetër, por kontrata e reja nuk do të dihet si do të jenë.
Ramos është 34 vjeç dhe Messi pothuajse 33 – kontratat e reja nuk do të jenë edhe aq të gjatë, e as të majme. Kjo i bie që dyshja janë pothuajse në fundin e rrugëtimit të tyre.
Luka Modric dhe Luis Suarez mund të jenë në klube aktuale edhe gjatë sezonit 2020/21, por gjithçka më tej kësaj duket e ndërlikuar. Kroati do të ishte gati 36 vjeç, ndërsa uruguaiani 34.
Dy lojtarë të tjerë që do të hyjnë në vitin e fundit të kontratës së tyre me klubin nga Camp Nou këtë verë janë Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal – dhe as nuk ka gjasa të vazhdojnë më tej.
Në Santiago Bernabeu, një lojtar që ka qenë i preferuari i trajnerit Zinedine Zidane po vjen në fundin e kontratës së tij – ai është Lucas Vazquez.
Pesë sezone në Real Madrid, tre trofe të Ligës së Kampionëve dhe një titull të La Liga, por në vitin e fundit ai ka mbetur pas yjeve të ri si Rodrygo, Reinier, Vinicius dhe Eden Hazard.
James Rodriguez, po ashtu duhet të largohet nga Real Madrid këtë sezon.
Në Atletico Madrid, Diego Costa po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij dhe edicioni i ardhëm mund të jetë i fundit me klubin.
Në kontinentin evropian
Bayern Munich mund të largojë pesë lojtarë nga klubi në vitin 2021.
David Alaba, i cili mund të transferohej te Manchester City, ndërsa Leroy Sane mund të shkojë në drejtimin tjetër.
Thiago Alcantara, Manuel Neuer, Javi Martinez dhe Jerome Boateng janë drejt largimit.
Trajneri Hans-Dieter Flick i ka besuar deri tani vetëm Thomas Mullerit, që marrëveshja e tij është zgjatur deri në 2023.
Në Angli ka disa lojtarë që do t’i japin fund qëndrimeve të gjata në disa klube, ose këtë verë, ose në tjetrën.
Duke filluar nga Manchester City, David Silva dhe Sergio Aguero, janë emrat e parë. Spanjolli ka kontratë vetëm për këtë sezon, ndërsa argjentinasi deri në vitin 2021.
Yje të tjerë të Ligës Premier që pritet të ndërrojnë klube janë: Pedro dhe Willian nga Chelsea, Mesut Ozil nga Arsenal në vitin 2021, ndërsa Manchester United ka Paul Pogban, Juan Matan dhe Nemanja Maticin, që të gjithë kanë kontrata që skadojnë në vitin 2021 .
Në Serie A ka një numër të madhe lojtarësh mbi 30 vjeç të cilët nuk duket se kanë një ofertë për rinovim në tryezë.
Spanjollët Jose Callejon dhe Borja Valero mund të largohen nga Napoli dhe Interi, këtë verë, pasi janë lojtarë të lirë.
Pastaj në vitin 2021, Gonzalo Higuian dhe Sami Khedira janë jashtë kontratës te Juventusi.
Aleksandar Kolarov dhe Diego Perotti janë në të njëjtën situatë te Roma, ndërsa Gianluigi Donnarumma mund ta ndërrojë AC Milanin, por është akoma vetëm 21 vjeç.
Në fund, Paris Saint-Germain i cili, gjatë dy verërave të ardhshme, mund të humbasë një numër të madh lojtarësh që brë histori me klubin.
Në përfundim të marrëveshjeve të tyre në qershor janë Edinson Cavani, Thiago Silva, Layvin Kurzaëa dhe Thomas Meunier.
Në verën e ardhshme Angel Di Maria dhe Julian Draxler janë po ashtu jashtë kontratës.
/Telegrafi/