Telegrafi

Frank Lampard bëhet menaxher i tetë më i paguar në Ligën Premier – shumë prapa Pep Guardiolas që është i pari

Frank Lampard është trajneri i tetë më i paguar në Ligën Premier pas mori drejtimin e Chelseat.

Blutë e konfirmuan kthimin e legjendës së klubit, që vjen në vend të Maurizio Sarrit, duke nënshkruar një kontratë në vlerë 5 milionë funte (5.57 milionë euro) për sezonin.

Por kjo shifër shumë më vogël se sa merr trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili së fundi ka nënshkruar një marrëveshje të re që i ofron atij pagë në vlerë 20 milionë funte në sezon (22 milionë euro).

Guardiola është larg trajneri më i paguar në kampionat dhe merr dyfish, apo edhe tre e katër më shumë se çdo menaxher tjetër.

Mauricio Pochettino paguhet 8.5 milionë funte nga Tottenham, ndërsa bosi i Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer fitojnë të dytë nga 7.5 milionë funte për sezon.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Lampardit si trajner i Chelseat: Jam jashtëzakonisht krenar, mezi pres të filloj punën

West Ham e paguan Manuel Pellegrini 7 milionë funte në sezon, ndërsa Southampton jep 6 milionë funte në vit për Ralph Hasenhuttl.

Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery merr 6 milionë funte në sezonin në Emirates, që e vendos atë përpara Lampardit.

Paga e menaxherit të Chelsea është 5 milionë funte aq sa e Brendan Rodgers. /Telegrafi/