Telegrafi

“Forsberg sjellje arrogante me klubin, ai dëshiron të largohet”

Emil Forsberg nuk dëshiron të qëndrojë më në RB Leipzig pasi dëshiron të bëjë hapa para në karrierë. 

Lojtari kërkohet nga disa skuadra si Arsenal, Liverpool dhe Milan dhe dëshira e tij është Liga e Kampionëve që nuk mund ta arrijë as me italianët e as me Arsenalin.

Forsberg e kishte nënshkruar kontratën për të vazhduar deri më vitin 2022 me Leipzigun.

Shefi ekzekutiv, Oliver Mintzlaff, ka thënë se sjellja e lojtarit dhe agjentit të tij janë të papranueshme.

“Nëse agjenti i tij ka harruar ne i tregojmë që Emil ka kontratë me ne dhe nëse ka harruar do t’ia dërgojë një kopje”.

“Nuk kam pritur kurrë një arrogancë të tillë”.

 

“E di që Emili ka një kontratë të gjatë me klubin dhe ai është i klubit”.

“Është e çartë: Emili dëshiron të bëjë hap tjetër në karrierë”, ka thënë shefi i Leipzing, Oliver Mintzlaff. /Telegrafi/