Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Sarrit te Juventusi për sezonin e ri: Nga Hysaj, deri te Icardi

Maurizio Sarri është shumë afër që të rikthehet në Serie A, pasi thuhet se është pajtuar t’i bashkohet Juventusit nga Chelsea gjatë verës.

Raportohet se trajneri italian është larguar nga Stamford Bridge mbrëmjen e kaluar, në mënyrë që ta kompletojë kalimin te Zonja e Vjetër, ndërsa drejtori Fabio Paratici ka udhëtuar në Londër që ta mbyllë marrëveshjen për tetë milionë euro.

Pas vetëm një viti qëndrimi në Angli me Chelsean, Sarri do ta zëvendësojë Massimiliano Allegrin te Juve, i cili ka fituar pesë tituj të ligës italianë në po aq vite.

Lexo po ashtu E kryer, Juventusi arrin marrëveshje me Chelsean për Maurizio Sarrin

Italiani do të kalojë te Juventusi së bashku me mesfushorin Aaron Ramsey, që tashmë e ka mbyllur kalimin, gjersa pritet t’i bashkohen edhe Paul Pogba, Gonzalo Higuain dhe Emerson Palmieri.

SunSport ka përpiluar një formacion se si mund të duket Juventusi në sezonin e ri, me Mauro Icardin që po ashtu e dëshiron transferimin në Torino nga Interi.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Wojciech Szczesny, Elseid Hysaj, Daniele Rugani, Leonardo Bonucci, Emerson Palmieri, Paul Pogba, Jorginho, Aaron Ramsey, Cristiano Ronaldo, Gonzalo Higuain, Mauro Icardi. /Telegrafi/

Formacioni i mundshëm i Juventusit për sezonin e ri (Foto: The Sun)