Telegrafi

Formacioni më i mirë i Ancelottit me lojtarët që ka stërvitur gjatë karrierës (Foto)

Sot (e shtunë) Carlo Ancelotti feston ditëlindjen duke mbushur 58 vite.

Italiani ishte futbollist i Parmës, Milanit dhe Romës, por në botën e sportit ai njihet më shumë për sukseset si trajner.

Ancelotti gjatë karrierës ka drejtuar klube si: Reggiana, Parma, Juventus, Milan, Chelsea, Real Madrid, Paris Saint Germain dhe Bayern Munich.

Kështu ai ka arritur të bëhet trajneri i vetëm që ka fituar katër kampionatet e mëdha nga pesë të mundshme, pra vetëm La Liga i ka mbetur.

Me këtë rast në nder të ditëlindjes së tij, më poshtë keni formacionin më të mirë me lojtarët që ka stërvitur italiani. /Telegrafi/

Formacioni i përpiluar nga: B/R Footbal