Telegrafi

Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë aktualisht në botë – vlera e ekipit kalon shumën e një miliard euro

Tifozët tradicional të futbollit mund të urrejnë këtë fakt, mirëpo futbolli në ditët e sotme është kthyer më shumë në një biznes se sa një sport.

Futbolldashësit e vjetër kërkojnë që futbolli mos të përzihet me biznes, por një gjë e tillë është e pamundur kur mendon se çfarë shuma të mëdha janë në pyetje.

Transfermartk ka përpiluar formacionin më të shtrenjtë aktualisht në botë, derisa shuma kalon vlerën e një miliard eurove.

Faqja që merret me statistika dhe vlerësim të lojtarëve, ka bërë të ditur se kjo skemë vlen rreth 1.19 miliard euro:

Portier –  Jan Oblak | Atletico Madrid | €90m

Mbrojtës i majtë – Alphonso Davies | Bayern Munich | €80m

Mbrojtës qendror – Virgil van Dijk | Liverpool | €80m

Mbrojtës qendror – Matthijs de Ligt | Juventus | €70m

Mbrojtës i djathtë – Trent Alexander-Arnold | Liverpool | €110m

Mesfushor defanziv – Joshua Kimmich | Bayern Munich | €85m

Mesfushor i majtë – Sadio Mane | Liverpool | €120m

Mesfushor ofanziv – Kevin De Bruyne | Manchester City | €120m

Mesfushor i djathtë – Raheem Sterling | Manchester City | €128m

Sulmues – Kylian Mbappe | PSG | €180m

Sulmues – Neymar | PSG | €128m. /Telegrafi/

Foto: Transfermarkt