Telegrafi

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve – Dominojnë lojtarët e Juventusit e Manchester Cityt

Cristiano Ronaldo e Joao Cancelo . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Liga e Kampionëve mbyllur fazën e 1/8 me tetë klube që e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Përveç paraqitjeve spektakolare të skuadrave, kishte edhe paraqitje individuale të jashtëzakonshme.

Portieri  polak i Juventusit, Wojciech Szczesny është në portë.

Mbrojtja përbëhet nga Joao Cancelo, Virgil Van Dijk e Gerard Pique.

Mesfusha ka emra si Sterling, Silva, Mane e Sane.

Sulmi ka emra si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi e Sergio Aguero. /Telegrafi/