Telegrafi

Formacioni i xhiros së parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve (Foto)

Faza grupore e Ligës së Kampionëve ka nisur me disa performanca tërheqëse, shumë gola, por edhe me frustrime.

Veçojmë fitoret me shumë gola të Barcelonës, Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut.

Nga ana tjetër, kampioni në fuqi, Real Madrid, me vështirësi fitoi në fund të ndeshjes, teksa Juventusi nxori vetëm një barazim pa gola.

Më poshtë jua sjellim njëmbëdhjetëshin më të mirë të xhiros së parë (4-2-3-1):

Portier: Jan Oblak (Atletico Madrid)

Mbrojtës: Lukasz Piszczek (Borussia Dortmund), Zanka (FC Kobenhaven), Sokratis (Borussia Dortmund), Marcelo (Real Madrid).

Mesfushorë defensivë: Joshua Kimmich (Bayern Munich), Andre Gomes (Barcelona).

Mesfushorë ofensivë: Marc Albrighton (Leicester City), Lionel Messi (Barcelona), Neymar (Barcelona).

Qendërsulmues: Sergio Aguero (Manchester City).

/Telegrafi/