Cristiano Ronaldo po përfolët për një transferim të mundshëm te Manchester City dhe klubi anglez do të formonte një formacion shumë të fortë me portugezin në skuadër.
Gjatë mbrëmjes së martë dhe gjatë ditës së sotme është raportuar shumë për një transferim të mundshëm të Ronaldos te City.
Zërat sa vijnë e shtohen dhe një kalim i sulmuesit portugez në Etihad po shihet si shumë i mundshëm.
Sipas gazetës franceze L’Equipe, Ronaldo ka kërkuar ta kompletojë transferimin te City para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Por, si do të luante City i Pep Guardiolas me Ronaldon në krye të sulmit.
Formacioni me vendosje 4-3-3 do të ishte thjeshtë i çmendur dhe i mbushur me shumë yje.
Ronaldo do zinte vendin e qendërsulmuesit, ndërsa përkrah tij do ishin emra si Phil Foden dhe Riyad Mahrez, ndërsa Gabriel Jesus, Raheem Sterlin dhe Bernardo Silva do ishin në bankën rezervë.
Transferimi rekord, Jack Grealish do zhvendosej në mesfushë së bashku me Kevin de Bruyne dhe Rodri, ndërsa Ilkay Gundogan do mbetej në bankë.
Mbrojtja do ishte e paprekur me Kyle Walker, John Stones, Ruben Dias dhe Joao Cancelo, ndërsa në portë do ishte Ederson.
Në bankë, Guardiola do kishte yje tjera si Benjamin Mendy, Aymeric Laporte, Fernandinho dhe Oleksandr Zinchenko. /Telegrafi/