Telegrafi

“Football Manager” parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve (Foto)

Liga e Kampionëve rikthehet këtë të martë me fazën e 1/8 dhe rezultateve që do të dalin nga këto përballje, loja e famshme Football Manager i ka paraprirë me një simulim, duke përcaktuar edhe fituesin.

Sipas këtij simulimi të posaçëm, Reali i Madridit do të mbrojë me sukses titullin e kampiones së Evropës duke kaluar Napolin, më pas në çerekfinale Leicesterin, në gjysmëfinale do të kalojë Atleticon e Madridit për t’u përballur në finale me Bayernin e Munichut.

Lexo po ashtu Prezantohet topi i fazës finale të Ligës së Kampionëve (Foto)

Gjithnjë sipas këtij simulimi, përballja Real-Bajern do të mbyllet në barazim për 120 minuta dhe vetëm nga 11-metërshat, skuadra e Zinedine Zidane do të arrijë që të shpallet për të tretën herë, në katër vitet e fundit, kampione e Evropës.

Protagonistë të suksesit (të paktën kompjuterik) të Realit do të jetë dyshja Ronaldo-Bale, ndërsa pavarësisht se nuk do të arrijë në finale, Messi do të shfaqë një formë mbresëlënëse për Barcelonën.

Skuadrat që do të kalojnë në çerekfinale, sipas “Football Manager” janë Manchester City, Real Madrid, Dortmund, Bayerni, Juventus, Barcelona, Atletico Madrid dhe Leicesteri.

Në çerekfinale, sipas simulimit, Bayerni do të përplaset me Dortmundin, Manchester City me Atleticon e Madridit, Leicesteri me Realin e Madridit, ndërsa Barcelona me Juventusin, transmeton TCh.

Simulimi ka prodhuar edhe fituesit. Bajerni do të shkatërrojë Dortmundin me rezultatin e përgjithshëm 7-0, Atletico do të kalojë Cityn 2-3, Reali 6-2 Leicesterin ndërsa Barcelona do të kalojë Juventusin me rezultatin e përgjithshëm 6-1.

Lexo po ashtu Lucas: Mënyra e vetme për ta ndalur Messin është duke e lidhur

Në gjysmëfinale, Reali do të kalojë Atleticon me rezultatin e përgjithshëm 4-2, ndërsa Bayerni eleminon Barcelonën 3-1.

Në fund, finalja e madhe mbyllet pas 120 minutave në barazim 2-2 mes Realit dhe Bajernit dhe sfida përcaktohet nga penalltitë, ku madrilenët e Zinedine Zidane fitojnë 4-3…gjithnjë sipas simulimit kompjuterik.

Sa i saktë do të rezultojë ky parashikim? Kjo do të nisë të provohet ose rrëzohet që nga e marta, kur Benfica pret Dortmundin dhe PSG luan në shtëpi përballë Barcelonës.