Telegrafi

Football Benchmark: Këto janë dhjetë klubet më të vlefshme në botë, Man City rrëzon nga froni Real Madridin

Manchester City është klubi më i vlefshëm në Evropë, sipas një studimi të “Football Benchmark”, i cili i vlerëson kampionat anglez në rreth 4.1 miliardë euro, duke lënë pas Real Madridin dhe Manchester Unitedin.

Ajo që bie në sy është fakti se në top-10 janë gjashtë klube angleze.

Manchester City, i rikonfirmuar kampion në Ligën Premier, u ngjit në fron për herë të parë që nga viti 2016, kur u publikua lista e parë, duke rrëzuar Real Madridin nga pozita e parë, që ishte “mbret” në katër vitet e fundit.

Klubi mbretëror, gjithsesi, është shumë afër Man Cityt sa i përket vlerës, i dyti me mbi 4 miliardë.

“Football Benchmark” merr në konsideratë për këtë studim 50 klubet evropiane me më shumë të ardhura operative dhe ato që zënë 50 vendet e para në renditjen e UEFA-s.

Nëse një klub nuk i plotëson këto kritere, merren në konsideratë 30 më të parat që ndiqen më shumë në rrjetet sociale: Twitter, Instagram, YouTube, TikTok dhe Weibo që nga 1 janari.

Kriteret e vlerësimit janë këto: Fitimi, popullariteti, potenciali sportiv, të drejtat e transmetimit dhe pronësia e stadiumit.

Man City ka kapërcyer pesë vende nga viti i kaluar, duke u ngjitur në majë si rezultat i të ardhurave rekord dhe potencialit më të madh sportiv.

Liverpool, Bayern Munich, Barcelona, Chelsea, PSG, Tottenham dhe Arsenal janë klubet që plotësojnë top 10-shin. /Telegrafi/