Fiorentina mund të jetë e gatshme të shesë mesfushorin e tyre, Milan Badelj, në janar për 11 milionë euro dhe Milani mbetet skuadra e preferuar.
Reprezentuesi i Kroacisë ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re dhe për këtë arsye do të jetë një agjent i lirë në qershor të vitit 2018.
Sipas Mediaset Premium, Viola janë të gatshëm për lirimin e Badeljit gjatë afatit kalimtar të janarit në mënyrë që mos ta humbasin si transferim të lirë.
Çmimi i tij është rreth 10-11 milionë euro dhe Milan janë të preferuarat e nxehta, pasi ai është i etur për të punuar përsëri me ish-trajnerin e tij te Fiorentina, Vincenzo Montella.
Skuadrat tjera të interesuara për shërbimet e mesfushorit kroat janë edhe Interi, Juventusi në Serie A dhe Chelsea e Tottenham Hotspur në Ligën Premier. /Telegrafi/