Edicioni i ri në Serie A pritet të filloj sot, me ndeshjen hapëse mes Parmës dhe Juventusit.
Skuadrat e mëdha janë përforcuar shumë dhe pritet të jetë një kampionat i zjarrtë edhe për faktin se katër ekipet e mëdha kanë ndërruar trajner.
Juventus ka angazhuar Maurizio Sarrin, Roma i ka besuar portugezin Fonseca, Interi ka rikthyer Antonio Conten në Serie A ndërsa Milani e ka emëruar shef të shtabit teknik italianin Giampaolo.
Edhe përforcimet e mëdha nuk kanë munguar, si Matthijs De Ligt, Aaron Ramsey apo Adrien Rabiot te Juventusi, Romelu Lukaku, Diego Godin e Nicolo Barella te Interi apo Mancini te Roma e Leao te Milani.
Gazzeta dello Sport ka publikuar edhe formacionet e mundshme të të gjitha skuadrave për xhiron e parë në Serie A. /Telegrafi/
Parma – Juventus
Fiorentina – Napoli
Udinese – Milan
Roma – Genoa
Inter – Lecce
Spal – Atalanta
Cagliari – Brescia
Sampdoria – Lazio
Verona – Bologna
Torino – Sassuolo