Telegrafi

Fenomeni Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave: Përfshihen Maradona, Pele dhe Messi, por mungon CR7 (Foto)

Ylli i madh i futbollit botëror, Luis Nazario da Lima Ronaldo ka zgjedhur formacionin apo 11-shen më të mirë të gjitha kohërave, ku është i mbushur me emra të mëdhenj si Diego Maradona, Pele dhe Lionel Messi, por mungon emri i Cristiano Ronaldos.

Legjendës braziliane të futbollit i është kërkuar të bashkojë ekipin më të madh në histori nga mediumi Esporte Interativo.

Përzgjedhja e Ronaldos ka qenë shumë përfshirëse duke pasur në formacion emra të mëdhenj nga thuajse gjitha kombëtaret dhe skuadrat e mëdha.

Lexo po ashtu Buffon: Ronaldo braziliani ishte perfekt sikurse të ishte i krijuar në laborator

Yjet e epokës moderne nga Juventusi, Real Madridi dhe Milani janë të përfshira në të gjithë skuadrën, me një përzgjedhje të mrekullueshme që ka plot tetë fitues të Topit të Artë.

Një përzierje e fuqisë italiane dhe dhuntisë apo talentit brazilian në anën e pasme të skuadrës duhet të ndihmojë për t’i mbajtur gjërat interesante, me Gianluigi Buffonin që gjerësisht njihet si një nga portierët më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në lojë.

Lexo po ashtu Cannavaro zbulon kundërshtarin më të vështirë në karrierë

Mbrojtja formohet nga dy prej atyre që e fituan Kupën e Botës së bashku me Ronaldon në 2002-n, Evangelista Cafu dhe Roberto Carlos, ndërsa vend në mbrojtje ka edhe për dyshen italiane, Fabio Cannavaro dhe Paolo Maldini.

Ronaldo në një ‘sandwich’ nga Maldini dhe Cannavaro

Mesfusha e formuar nga Ronaldo poashtu përfshinë lojtarë të mëdhenj si dhe fitues të Kupës së Botës, si Diego Maradona, Zinedine Zidane dhe Andrea Pirlo, ndërsa krah tyre gjendet edhe ylli argjentinas, Lionel Messi.

Sulmi përbëhet nga dy lojtarë, ku Ronaldo ka zgjedhur si partner të tij, legjendën tjetër braziliane, Pele, ndërsa befasia është mungesa e Cristiano Ronaldos pavarësisht arritjeve të tij rekorde në epokën moderne. /Telegrafi/

Formacioni i Fenomenit Ronaldo: