Ronaldo Luis Nazario de Lima i njohur vetëm si Ronaldo është cilësuar si njëri nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ndërsa për disa është më i madhi në historinë e futbollit.
Një video përmbledhëse është shfaqur për brazilianin, dhe është e lehtë të shihet pse kaq shumë tifozë ende thërrasin emrin e tij, 12 vjet pasi ai u largua nga futbolli evropian.
Ronaldo luajti për ekipe si PSV, Barcelona, Interi, Real Madridi dhe Milani gjatë karrierës së tij, por te katalunasit, Nerazzurrët dhe Mbretërit tregoi se nëse ai qëndronte i shëndetshëm, debati për më të madhin e të gjitha kohërat nuk do të ishte një garë me dy lojtarë siç është aktualisht.
Me dy triumfet e Kupës së Botës në emrin e tij, Ronaldo është gjithashtu fituesi më i ri i Topit të Artë, duke e fituar vlerësimin më të lartë individual në futboll në moshën 21-vjeçare, vit kur ai u transferua nga Barcelona në Interi.
He broke the world transfer record twice before his 21st birthday.
Based on currency fluctuation, he'd be the most expensive player in history at €433m.
On this day in 1997, Ronaldo became the youngest-ever recipient of the Ballon d'Or, a record that still stands. pic.twitter.com/CoYh5JGHk5
— FourFourTweet (@FourFourTweet) December 23, 2018
Legjenda braziliane u zhvillua shumë në Spanjë dhe Itali në ato vite, duke shënuar 47 gola në 49 ndeshje në sezonin 1996/97 për Barcelonën dhe më pas duke vazhduar te Interi me 34 gola të shënuara në 47 ndeshje në sezonin 1997/98.
Një video përmbledhëse e tij për këto dy skuadra, si dhe suksesi i tij relativ te Real Madridi tregon sesi Ronaldo ishte makthi për shumicën e mbrojtësve nga vitet 90-të deri në 2000.
Videoja e ngarkuar në YouTube nga përdoruesi i quajtur Hossam Ronaldo, vërtetoi aftësinë e plotë që kishte braziliani i njohur nga të gjithë si Fenomeni.
Sulmuesi u kujtua gjithashtu për shkëlqimin e tij në Kupën e Botës 2002, duke fituar Kupën e dytë të Botës me Brazilin. /Telegrafi/