Sipas një studimi të Euromerica Sport Marketing, një kompani e specializuar në matje dhe e certifikuar nga FIFA , ka renditur Bayern Munichun si klubin që ka shitur më së shumti fanella, me rreth 3.2 milionë copë.
Në vend të dytë është Real Madridi, me rreth 200 mijë fanella të shitura më pak. Liverpool mbyll podiumin, pasi The Reds kanë shitur 2.4 milionë fanella gjatë vitit të kaluar.
Manchester United, Juventus dhe Barcelona ndajnë vendet, katër, pesë dhe gjashtë.
Renditja mbyllet nga klube si Chelsea, Borussia Dortmund, PSG dhe Man City, që të gjitha mbi 1 milion të shituara.
Analiza është kryer nga janari 2020 deri në janar 2021.
Shitja e fanellave është bërë prioritet për klubet në mbarë botën, pasi të ardhurat e krijuara janë një ndihmë thelbësore për buxhetet e klubeve, veçanërisht në dy vitet e fundit të paralizuara nga pandemia Covid-19. /Telegrafi/
Fanellat më të shitura të futbollit – 10 klubet më të mira
Bayern Munich (Gjermani), 3,250,000
Real Madrid (Spanjë), 3,050,000
Liverpool (Angli), 2,450,000
Manchester United (Angli), 1,950,000
Juventus (Itali), 1,420,000
Barcelona (Spanjë), 1 340 000
Chelsea (Angli), 1,310,000
Borussia Dortmund (Gjermani), 1,222,000
PSG (Francë), 1,180,000
Manchester City (Angli), 1,087,000
/Telegrafi/