Të premten e datës 24 prill, për të gjithë besimtarët myslimanë në mbarë botën nisi Muaji i Shenjtë i Ramazanit.
Besimtarë të fesë myslimane nga e gjithë bota do të agjërojnë për 30 ditë, në mes të vështirësive që ka krijuar pandemia globale COVID-19.
Teksa të gjithë po urojnë njëri-tjetrin për fillimin e këtij muaji të shenjtë, urimet po vijnë edhe nga figurat e njohura publike.
Shumë emra të estradës shfrytëzuan rrjetet sociale për të uruar fansat e tyre, duke publikuar fotografi shoqëruar me shkrime në Instagram.
Disa prej tyre janë myslimanë të devotshëm dhe përkundër angazhimeve profesionale, kanë arritur që ndër vite të agjërojnë gjatë këtij muaji.
Në vazhdim ju sjellim disa prej të famshmëve shqiptarë që uruan fillimin e Ramazanit. /Telegrafi/