Telegrafi

ESPN zgjedh formacionin më të mirë të fazës së grupeve në Euro 2020

Rrjeti i njohur televiziv ESPN ka zgjedhur formacionin apo 11-shen më të mirë pas përfundimit të fazës së grupeve në Euro 2020.

Faza e grupeve ka sjell ndeshje interesante, befasi dhe shumëçka tjetër, teksa tanimë dihen ekipet dhe çiftet që do të luajnë në fazën e 1/8-tës.

Mediumi ESPN ka zgjedhur formacionin më të mirë të grupeve duke thënë se duket logjike të kufizohen në lojtarët që kanë luajtur së paku nga dy ndeshje.

Lexo po ashtu Faza grupore e ‘Euro 2020’ në numra: Rekorderi Ronaldo, lojtari më i ri, intervenimet dhe statistika të tjera

ESPN gjithashtu ka zgjedhur një formacion 4-3-3, sepse ky ishte rreshtimi që luajtën më shumë kombëtare.

Në formacionin e ESPN sigurisht që nuk mungojnë emra yjesh që kanë shkëlqyer si Cristiano Ronaldo, Manuel Locatelli dhe Simon Kjaer.

Lexo po ashtu Super kompjuteri i ‘Opta Stats’ zbulon shanset e çdo kombëtareje për të fituar Euro 2020 – Franca mbetet favorite, Anglia e teta

Portier: Robin Olsen (Suedi);

Mbrojtës: Denzel Dumfries (Holandë), Simon Kjaer (Danimarkë), Leonardo Bonucci (Itali), Leandro Spinazzola (Itali);

Mesfushorë: Manuel Locatelli (Itali), Georginio Wijnaldum (Holandë), Paul Pogba (Francë)

Sulmues: Kevin de Bruyne (Belgjikë), Memphis Depay (Holandë), Cristiano Ronaldo (Portugali);

/Telegrafi/