Janë mësuar tetë skuadrat çerekfinaliste në Ligën e Evropës.
Atletico Madrid ka siguruar e para çerekfinalen në Ligën e Evropës pasi luajti nga ora 17:00 ndeshjen e kthimit në Moskë përballë Lokomtivës.
Madrilenët triumfuan në ndeshjen e dytë me rezultat 1-5 ndërsa në të parën 3-0, për të kaluar pa problem tutje.
Tutje ka kaluar edhe Olympique Marseille që ka eliminuar pas dy ndeshjeve Bilbaon me rezultat të përgjithshëm 5-2, ku triumfoi 3-1 në shtëpi dhe sonte mposhti 1-2 në udhëtim klubin bask.
Lazio e Thomas Strakoshës kishte barazuar 2-2 në Olimpico me Dinamon e Kievit por triumfoi 0-2 në Ukrainë për të kaluar tutje, ashtu si Sportingu i Lisbonës që vetëm pas kohës shtesë eliminoi Plzenin.
RB Leipzig ka arritur ta eliminojë Zenitin e fuqishëm duke barazuar 1-1 në Rusi, ndërsa në ndeshjen e parë kishte triumfuar 2-1.
Befasinë më të madhe e ka bërë skuadra austriake e Red Bull Salzburg që eliminoi Dortmundin.
Salzburg kishte triumfuar 1-2 në Gjermani falë dy golave të Valon Berishës, ndërsa në Austri luajtën pa gola 0-0.
Kualifikimin befasisht e ka siguruar edhe CSKA Moska që kishte pësuar 0-1 në Rusi nga Lyoni por e mposhti klubin francez si vendas 2-3 për të siguruar çerekfinalen.
Ndërkohë Arsenali eliminoi Milanin me rezultat të përgjithshëm 5-1.
Shorti për çerekfinalen në Ligën e Evropës do të hedhet të premten me fillim nga ora 13:00 në Nyon të Zvicrës. /Telegrafi/